Transmetuar më 26-11-2014, 13:11

Athinë, 26 nëntor 2014, NOA.al- Policia greke në Athinë ka vënë në pranga shqiptarin e dyshuar si autor të masakrës me me 15 të plagosur, në një lokal nate në Athinë.

Albert (Arbër) Bako, 31 vjeç u arrestua mesditën e sotme në banesën e një miku të tij në lagjen "Zografos" te rruga “Goudi” në Athinë, ku ishte strehuar pas krimit të disa ditëve më parë. Bashkë me të u shoqëruan edhe dy miqtë e tij L.K., 23 vjeç dhe B.G., 32 vjeç.

Në aksionin për kapjen e shqiptarit të shumëkërkuar u përfshinë forca të shumta policie dhe helikopterë të ushtrisë. Në foto qendrore shikoni Bakon pas arrestimit.

Sipas policisë greke 31 vjeçari Arbër Bako, i biri i Kujtimit dhe i Aishes, është person i rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm penalë. Policia tha se dyshon që identiteti i 31 vjecarit të jetë edhe Albert Bako.

Rrethanat që e shtynë shqiptarin drejt plagosjes së 15 personave nuk dihen ende, ndërkohë që vijojnë intensivisht hetimet./a.y/noa.al/

TE GJITHA DETAJET: Një shqiptar, autori i masakrës me 15 të plagosur në Athinë

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]