Transmetuar më 06-07-2012, 09:22
Shkup, 6 korrik 2012, NOA - Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se partia e tij është e vendosur për aplikimin e vendimeve koncensuale midis maqedonasve dhe shqiptarëve për të gjitha çështjet. Ai këtë e theksoi mbrëmë me rastin e shënimit të 19 vjetorit të formimit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Sipas Thaçit, politika që po udhëheq qeveria aktuale po përkeqëson marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa kryeministri Gruevski po përjeton konfliktin me grekët përmes projektit "Shkupi 2014". Kryetari i PDSH-së nënvizoi se partia që drejton ai nuk do të heq dorë nga marrëveshje e re partiake, e cila sipas tij, bazohet në vendim koncensuale në qeverisjen në Maqedoni.

Thaçi ka shtuar më tej se shqiptarët në Maqedoni duhet të realizojnë të drejtën e tyre të vetos etnike. Kreu i PDSH-së duke komentuar realizimin e projektit "Shkupi 2014" , tha se kryeministri dhe Qeveria e Gruevskit po ndërton një identitet dhe histori të rrejshme.

"BDI nuk është në gjendje që të parandalojë politikën e dëmshme antishqiptare dhe të projekteve njëetnike të Gruevskit", deklaroi Thaçi.

noa.al/ina