Transmetuar më 11-05-2012, 08:37
Shkup, 11 maj 2012, NOA- Përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë kanë thirrur për sot protesta paqësore në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Strugë dhe qytete tjera, për të shprehur reagimin në lidhje me, siç kanë thënë, operacionin policor dhe arrestimet e shqiptarëve për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Ndërkaq, të shtunën, maqedonasit pritet të mbajnë protestë paqësore para qeverisë, për të dënuar autorët e vrasjes së pesëfishtë. Ambasada amerikane në Shkup, përmes një deklarate për media, ka ftuar qytetarët të shprehin mendimin e tyre në mënyrë të qetë dhe paqësore.

noa.al/rfe