Formulari A1, ja hapat që duhet të ndjekin maturantët për plotësimin
Transmetuar më 11.03.2013 10:53
Foto ilustruese


Tiranë, NOA.al - Plotësimi i formularit A1 nis në Portalin Qeveritar dhe përfundon në Portalin Matura Online në shkollën që caktohet nga DAR/ZA.

Sipas udhëzimit, ky proces ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet mbikëqyrës. Ai pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem dhe vetëm pasi mbikëqyrësi vendos kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e formularit A1. Më pas lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti, mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës ku plotësohen formularët A1. Këto lista do të ruhen deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2013.

Maturantët kanë afat deri më 20 mars për të caktuar online dy lëndët me zgjedhje, kreditet e të cilave duhet të jenë jo më pak se tetë. Çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja të ndryshme, me kusht që njëra do të trajtohet si gjuhë e huaj e parë dhe tjetra si gjuhë e huaj e dytë, pavarësisht nëse ka bërë ose jo në shkollë. Maturantët e shkollave artistike mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit II.

Formulari A1, që do të plotësohet nga maturantët për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2013, është gati. Aplikimi i tij do të kryhet njësoj në të gjithë rrethet, por qyteteve të tjera u është vënë më shumë kohë në dispozicion për këtë proces.     Plotësimi i formularit nga nxënësit do të bëhet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve dhe më ndihmën e e-mailit çdo kandidat do të marrë kodin personal të aplikimit.o.k/noa.al

Matura Shtetërore 2013, koefiçientët e shkollave dhe të lëndëve me zgjedhje

Udhëzime për plotësimin e formularit A1 Matura Shtetërore 2013 


Udhëzues për plotësimin e formularit A1 Matura Shtetërore 2013

Udhëzim për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2013

Lista e lëndëve me zgjedhje formulari A1 Matura Shtetërore 2013

Lista e indekseve të profileve/degëve Matura Shtetërore 2013

Formulari A1 Matura Shtetërore 2013

Udhëzues për krijimin e profilit të maturantit në portalin qeveritar dhe aplikimi për formularin A1 Matura Shtetërore 2013

Video udhëzuese për plotësimin e formularit A1 Matura Shtetërore 2013


Programet Orientuese të Maturës Shtetërore  




Programet orientuese matematike për shkollat artistike, shkollat sportive, shkollat e mesme profesionale

Programet orientuese matematike për gjimnazin me drejtim gjuhësor, shkollat pedagogjike

Programet orientuese gjuhë shqipe dhe letërsi për shkollat e mesme artistike, shkollat e mesme sportive, shkollat e mesme profesionale, gjimnazet me kohë të shkurtuar.

Programet orientuese Matematikë, për gjimnazin me kohë të shkurtuar 2012 - 2013

Programet orientuese bërthamë 2012-2013

Programet orientuese të gjuhëve të huaja 2012-2013

Programet orientuese të thelluara 2012-2013

Gjeni gjithashtu:

Udhëzim Nr. 35, datë 27.11.2012 "Për zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore 2013" 
Rregullore për procesin e matures shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë - Nr. 35 Prot., dt. 07.01.2013


  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.

Gazeta britanike tallet me Bleona Qeretin