Natë harbimi në lokalet e Tiranës, meshkuj dhe femra zhvishen për 8 mars (FOTOT)
Transmetuar më 09.03.2013 14:10


Një natë e nxehtë ajo e nisur mbrëmjen e së premtes deri të shtunën në mëngjes, në disa nga lokalet e Tiranës, ku Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është shfrytëzuar më së miri për orë harbimi mes meshkujsh e femrash.

Fotot që ju sjell noa.al, tregojnë pamje të festimit me striptiz në lokale si “Mumja” apo “Diesel Hall”, ndër ambientet më shik në Tiranë, të mbipopulluara shpesh nga qejflinjtë e jetës së natës.

Në “Mumja”, meshkuj me trupa sportivë, kryesisht të huaj, janë përballur me “maninë” e femrave për ti soditur sa më afër të mundeshin, teksa ata zhvisheshin në mes të pistës së improvizuar enkas për striptiz. Kurse një dhomë e kuqe e përgatitur enkas për surpriza hot, me emërtimin hot rom, ishte një tjetër pjesë e ngacmimeve të natës harbuese tek “Mumja”.



Edhe tek “Diesel Hall”, atmosfera goxha e ndezur. Nga zhveshja e ngadaltë e rrobave kryesore e deri tek heqja me shpejtësi e të linjtave dhe deri te qëndrimi vetëm me mbathje të cilat shpesh bëheshin objekt futje parash dhe lëvizjesh provokuese nga striptistët, orët e nxehta vazhduan deri në mëngjesin e së shtunës tek ky lokal.

Por vetëm orët e para të mbrëmjes ishin ekskluzivisht për qejfin e femrave, duke u fokusuar tek lakuriqësia e meshkujve, sepse aty rreth orës 01, zbarkuan edhe femra që dhuruan striptiz për meshkujt që vërshuan në atë kohë.

Më tej, kombinim i zhveshjes së djemve dhe vajzave, duke bërë që të dyja gjinitë dhe moshat e ndryshme, të argëtohen pafund.

Momente të nxehta ishin ato kur bashkoheshin në pistë me ca lëvizje vërtet të “sikletshme”, striptistë dhe striptiste apo edhe femra që u afroheshin meshkujve zhigolo për t’u prekur trupin.

  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.

emigranti Postuar me 2013-03-09 08:11:49
BRAVO SHQIPE KJO ESHTE EUROPA DIGJENERIM I PLOHTE , KY ESHTE NJE NGA KUSHTET PER TU FUTUR NE EUROPE DHE GJERA TE TJERA QE KRKOJNE ..............?
Andi Postuar me 2013-03-09 07:18:41
sikur ckane bere, lajm koti.

Për të lënë duhanin, zë me shpulla një polic