Prishtinë, 24 maj 2012, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në nismën “Ta pastrojmë Kosovën”, aktivitetit që u organizua në tërë Kosovën.
Duke nisur zyrtarisht këtë aktivitet afër shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” në lagjen Dardania në Prishtinë, së bashku me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, Kryeministri Thaçi tha se aktivitetet e tilla i bashkuan të gjitha gjeneratat, pa dallime partiake e politike.
Siç raporton noa.al, gjatë këtij aktiviteti ai u shpreh se, “Patriotizmi më i madh sot është që të punojmë të gjithë, të zhvillojmë dhe të ndërtojmë një Kosovë të pastër, por edhe të preventojmë që të mos ndodhin këto ndotje, natyrisht. Sot janë të gjithë na aksion, dhe unë kam besim të plotë që ky aksion do të vazhdoj edhe në të ardhmen, dhe do të rritet dhe do të kultivohet edukata e gjithanshme, sepse ambienti është i yni, dhe ambienti është jeta jonë është shëndeti ynë”.
Ai tha se Qeveria do të vazhdojë përkrahjen për aktivitetet e tilla.
a.y/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: