Prishtinë, 29 maj 2012, NOA- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë Giulio Terzi, pas tërmetit që ka goditur të martën, pjesën veriore të Italisë.
Siç informon noa.al, në telegram, ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e tërmetit të fuqishëm q