Starton nga Razma, etapa 2 e Rally Albania 2012 (FOTOT&VIDEO)
Transmetuar më 11.06.2012 20:43
Startoi sot (e hënë) rreth ores 04:00 etapa e dytë e aktivitetit "Rally Albania 2012". Garuesit u nisën nga fshati Razëm për të përshkuar me automjetet e tyre thuajse 450km në territorin shqiptar, në një terren emocionues që ka mbledhur rreth 320 pilotë nga 22 shtete të botes, me drejtim Voskopojën.

Nga Razma në Voskopojë, nga Voskopoja në Himarë dhe shumë rajone të ndryshme të Shqipërisë do të kthehen në një pistë gjigande garash të makinave rally, raporton noa.al.

Pilotët e huaj do të kenë mundësi që të prekin nga afër natyrën, bukuritë dhe mikpritjen shqiptare për një javë: ata do të shijojnë pasuritë natyroyre anembanë vendit tonë.Ky kompeticion, organizohet nga Federata e Motoçiklizmit në Shqipëri, me mbështetjen dhe kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve.

Sponsorë të tjerë privatë gjithashtu kanë ofruar kontributin e tyre në organizimin e kësaj gare sportive si Vodafone Albania dhe një tjetër kompani private.


Në fjalën e hapjes presidentja e shoqatës Rally Albania përshëndeti të pranishmit dhe deklaroi se federata e motoçiklizmit do jetë sërish ideatore dhe nismëtare e aktiviteteve të përmasave të tilla qe do të zhvillohen në vazhdimësi në vendin tonë.



JapanServis është skuadra lider e Rally Albania në kategorinë e makinave si dhe kampione në fuqi.


Kjo në sajë të organizimit të shkëlqyer që ka me ekipin e mekanikëve të cilët ndjekin garën në çdo hap duke riparuar makinën gjatë natës për të qënë gati të garojnë gjatë ditës, si dhe pilotët e copilotët të cilët kanë dhënë gjithmonë maksimumin e tyre.
SHIKONI VIDEON: Rally Albania 2012

Në startin këtij aktiviteti ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, z. Aldo Bumçi, i cili përgëzoi organizatorët dhe përshëndeti miqtë e ardhur nga jashtë pjesëmarrës në garë dhe të pranishmit në aktivitet.

Ministri u uroi atyre një kompeticion të suksesshëm dhe u premtoi mbështetjen e ministrisë së tij në nisma të tilla.