Ky është rekord botëror si parkohet makina me aq pak vend (VIDEO)
Transmetuar më 06.06.2012 16:25
Është një rekord botëror dhe është regjistruar zyrtarisht këto ditë në librin e rekordeve Guinnes.

Këtë parkim nuk e keni parë kurrë të ndodhë me kaq ekzaktësi fantastike.

Shikoni se si kinezi Han Yue, parkon këtë Mini Cooper në në hapësirë mes dy makinash të tjera ku distanca që tepron mes dy makinave është vetëm 15 centimetra.

Në këtë mënyrë, kinezi që shikoni në videon që ju sjell noa.al, ka thyer rekordin e mëparshëm të cilin e mbante gjermani Ronni Wechselberger me distancë 26 centimetra. e.t/noa.al