Një “Porsche” e veshur me ar, 46 milionë euro
Transmetuar më 07.05.2012 00:04
Një makinë që nuk kalon pa u vënë re, e përshtatshme për ata që kanë një pasion për to, por edhe pasuri. Në Rusi, tani është në dispozicion për shitje një lloj “Porsche 996 Turbo” e mbuluar me ar. Makina e veshur me materialin më të vlefshëm ka nënshkrimin e Denis Simachev, një artist rus shumë i popullarizuara. Sipas Autogespot.nl bëhet fjalë për të njëjtën makinë e dalë në treg tri vite më parë në Saint Tropez dhe që ngjalli kërshërinë e tifozëve të automobilave. Tani makina është në shitje në një çmim të favorshëm.

“Porsche 996 Turbo”, është plotësisht i mbuluar me ar. Ky Porsche është aktualisht në shitje për 46.3 milionë euro.

Kjo nuk është makinë luksoze e parë e mbuluar në ar. Normalisht kjo është ultra-luksoze si modeli i  Lamborghini Murcielago që është paraqitur në salloni i makinave nëTokyo. Këto lloj makinash luksoze janë ndër më të kërkuar nga pronarët, të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë vetëm që të kenë një model të vetëm. Prodhuesit e makinave të mira në botë kushtojnë vëmendje të veçantë personalizimit të modeleve të tyre në mënyrë që të plotësojnë nevojat e klientëve më të kërkuar.

l.xh/noa.al