Disa të dhëna për BMW e re X1, vjen me versionin e saj të ri të gjeneratës 2012
Transmetuar më 04.05.2012 07:11
Londër, 4 Maj 2012, NOA/Rid Bulku - BMW X1, e cila është krijuar në 2009, vjen me versionin e saj të ri të gjeneratës 2012. Krahasuar me modelin e parë duhet thënë se ndryshimet vihen re në dizajnin e jashtëm sidomos në pjesën frontale dhe në grupet e reja optike me drita LED.

Është bërë e ditur se dhe tapiceria e brendshme ka pësuar ndryshime në krahasim me versionin e 2009, ku është përdorur një material i cilësisë së lartë.

Efekti që jep ajo është sportiv dhe elegant në të njëjtën kohë.

Për sa i përket disqeve edhe ato do të jenë të rinovuara dhe me ngjyra të reja.

Ndryshimet më të rëndësishme gjithsesi vijën nga ajo çka ndodhet nën kofano dhe bëhet fjalë pikërisht për motorët.

Vjen një 2.0 diesel me sistem injektimi TwinPower Turbo.

Ai do të jenë në versionin me143 kuaj fuqi, 163 kuaj fuqi (për X1 sDrive20d EfficientDynamics), 184 kuaj fuqi (për X1 xDrive20d) dhe 218 kuaj fuqi (për X1 xDrive25d).

Edhe në frontin e benzinës propozohet një 2,0 që lëshon 150 kuaj fuqi, 184 dhe 245 në varësi të modeleve. r.b/NOA